MËSIMI 1 - Gjithçka që duhet të dini në lidhje me një pajisje Micro:bit-i — Programimi i një pajisje Micro:bit në MakeCode

MËSIMI 1 - Gjithçka që duhet të dini në lidhje me një pajisje Micro:bit-i

Në këtë mësim do të flasim në lidhje me:­

Micro:bit-i është një pajisje me origjinë nga Mbretëria e Bashkuar. Është krijuar nga BBC-ja (British Broadcasting Corporation), Microsoft-i dhe kompani të tjera, në mënyrë që të promovojë teknologjinë e informacionit tek grupmoshat më të reja. Përveç nxënies së bazave të programimit, nxënësit mund të zotërojnë edhe bazat e shkencave teknike duke përdorur pajisjen Micro:bit. Duke përdorur një pajisje Micro:bit-i me përbërës shtesë, është e mundur të krijoni pajisjen tuaj e cila shfaq të dhëna reale që mund të përdoren për analiza dhe më pas, për të zgjidhur një problem real, p.sh. monitorimin e temperaturës në dhomë dhe marrjen e vendimit se ku do të vendosen kondicionerët në ndërtesë…

Le të kujtojmë. Kompjuteri përbëhet nga 4 përbërës kryesorë:

_images/1.png

CPU-ja është një pajisje që përpunon dhe transformon të dhënat. Memoria është një pajisje në të cilën ruhen të dhënat, në çast ose përgjithmonë. Duke përdorur pajisjet e hyrjes, kompjuteri merr informacion (tastierë, maus), ndërsa duke përdorur pajisjet dalëse, informacioni shfaqet ose transmetohet (monitor, printer,).

Tani, le ta shohim nga afër pajisjen Micro:bit.

Micro:bit-i është një pajisje që ka një procesor 32-bit, sensorë dhe një ekran të përbërë nga 25 dioda LED. Ka pesë konektorë, hyrës dhe dalës (I / O) që përdoren për të lidhur pajisjet Micro:bit me pajisje ose sensorë të tjerë, ka pajisje Bluetooth dhe ushqehet nga dy bateri AA. Dhe, më e rëndësishmja - Micro:bit-i mund të programohet.

_images/2.png

Pajisja Micro:bit përbëhet nga përbërësit e mëposhtëm fizikë:

Tabela e përmbajtjes e pajisjes Micro-bit

Emri i përbërësit:

Funksioni:

Led

LED (LightEmitting Diode) janë dioda që emetojnë dritë. Micro:bit-i ka 25 LED (të vendosura në një rrjet 5x5) që mund të programohen individualisht dhe të cilat, në varësi të programit, mund të shfaqin tekst specifik, numra, figura.

Taster1 Taster2

Ekzistojnë dy butona (butona) në pjesën e përparme të Micro:bit-it (shënuar A dhe B). Shtypja e secilit buton individualisht, ose shtypja e të dy butonave në të njëjtën kohë, shkakton nisjen e programit në pajisje. Ekziston një buton tjetër në pjesën e pasme të Micro:bit-it që ju lejon të rindizni (rivendosni) programin e ngarkuar.

Pinovi

Micro:bit-i ka 25 kunja - 5 të mëdha dhe 20 të vogla. Pesë kunjat e mëdha janë shënuar me 0, 1, 2, 3V dhe GND. Kunjat 0, 1 dhe 2 janë kunjat e qëllimit të përgjithshëm të input-output-it. Nëpërmjet tyre, mund të lidhim sensorë të ndryshëm shtesë me Micro:bit-in dhe, gjithashtu, të kontrollojmë disa pajisje njëkohësisht. Kunjat 3V dhe GND (tokë - tokë) përdoren për furnizimin me energji elektrike. Shënim: Edhe pse është shënuar me 3V, në daljen e kësaj kunje, marrim një tension të lidhjes me tokën 3.3V.

Svetlo

Diodat LED janë të vendosura në pjesën e përparme të Micro:bit-it. Në këtë rast, ato luajnë rolin e një pajisjeje hyrëse. Ekrani LED funksionon si një sensor i thjeshtë i dritës i cili tregon intensitetin e dritës në mjedis.

Temperatura

Nuk ka një sensor të veçantë të temperaturës të integruar në Micro:bit, por është i mundur përdorimi i një sensori që mat temperaturën e procesorit të tij. Ky sensor lejon që Micro:bit-i të tregojë temperaturën aktuale të ambientit, në gradë Celsius.

Akceleromatar

Akselerometër - është një përbërës që regjistron lëvizjet, d.m.th. ndryshimin e shpejtësisë dhe pozicionit, d.m.th. mund të masë shpejtësinë e lëvizjes. Me këtë përbërës mund të regjistroheni kur lëvizni Micro:bit-in. Gjithashtu mund të zbulohen aktivitete të tjera, të tilla si dridhja, animi ose rënia e lirë.

Kompas

Busulla zbulon fushën magnetike të Tokës, e cila na jep aftësinë të përcaktojmë drejtimin përballë të cilit është Micro:bit-i. Busulla duhet të kalibrohet para përdorimit. “Kalibrimi” i busullës jep rezultate të sakta të leximit të drejtuar. Kur fillon kalibrimi, Micro:bit-i do të shfaqë udhëzime në ekran - “Vizato një rreth” ose “Ano për të mbushur ekranin”. Kështu që ne do ta zhvendosim pikën në qendër të ekranit, duke lëvizur pajisjen, derisa të shtypet skica e rrethit ose deri sa i gjithë ekrani të mbushet me pika.

Radio

Përbërësi i radios lejon komunikimin pa tel ndërmjet dy ose më shumë Micro:bite-ve. Ne mund të përdorim radion për të shkëmbyer mesazhe me Micro:bit-e të tjerë, për të krijuar lojëra ose teste për shumë lojtarë etj.

BlueTooth

Antena BLE (Bluetooth me energji të ulët) lejon që Micro:bit-i të dërgojë dhe marrë sinjale Bluetooth-i, pra të komunikojë pa tel me kompjutera, celularë dhe tableta.

USB

Porta USB na lejon ta lidhim Micro:bit-in me kompjuterin nëpërmjet një kablloje mikro-USB, e cila do ta furnizojë me energji pajisjen dhe do të na lejojë të shkarkojmë kodet e programit në të.

Çfarë kemi mësuar?
  • pajisja Micro:bit është krijuar për të mësuar bazat e programimit;

  • mund të quhet mini-kompjuter;

  • pajisja Micro:bit ka një ekran të përbërë nga 25 dioda LED;

  • këto 25 dioda luajnë rolin e pajisjes hyrëse dhe dalëse dhe mund të programohen individualisht;

  • pajisja Micro:bit ka 3 çelësa, çelësat A dhe B mund të programohen dhe janë të vendosur në pjesën e përparme të Micro:bit, dhe një buton rikonfigurimi të vendosur në mes të pajisjes;

  • pajisja Micro:bit ka lidhje (kunja) që përdoren për tu lidhur me pajisje të tjera (sensorë, motorë);

  • pajisja Micro:bit mund të masë temperaturën, intensitetin e dritës, shpejtësinë dhe të shërbejë si busull;

  • pajisja Micro:bit mund të komunikojë me pajisje të tjera duke përdorur komunikimin pa tel nëpërmjet Bluetooth-it;

  • ka tre mënyra për të furnizuar me energji një pajisje Micro:bit-i: duke përdorur një lidhës baterie, duke përdorur një kunj 3V, ose duke u lidhur me një kompjuter nëpërmjet një porte USB.

Test

    Q-1: Sa dioda LED ndodhen në pjesën e përparme të Micro:bit-it? (Zgjidhni një nga përgjigjet më poshtë).

  • 15
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri! Kthehuni dhe shikoni pjesën e mësimit që shpjegon numrin e diodave LED në ekranin e Micro:bit-it.
  • 21
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri! Kthehuni dhe shikoni pjesën e mësimit që shpjegon numrin e diodave LED në ekranin e Micro:bit-it.
  • 23
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri! Kthehuni dhe shikoni pjesën e mësimit që shpjegon numrin e diodave LED në ekranin e Micro:bit-it.
  • 25
  • Ju lumtë! Përgjigja juaj është e saktë. Në ekranin e Micro:bit-it ka 25 dioda LED të vendosura në një rrjet 5x5.

    Q-2: Cili përbërës i Micro:bit-it lejon detektimin e lëvizjes?(Zgjidhni një nga përgjigjet më poshtë ).

  • Busulla
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri! Kthehuni dhe shikoni pjesën e mësimit që shpjegon sensorin e lëvizjes.
  • Akselerometër
  • Ju lumtë! Përgjigja juaj është e saktë. Me ndihmën e një akselerometri, është e mundur të regjistroheni kur lëviz Micro:bit-i. Gjithashtu është e mundur të detektohen aktivitete të tjera, të tilla si vibrimi (dridhja) , animi ose rënia e lirë.
  • Ram
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri! Kthehuni dhe shikoni pjesën e mësimit që shpjegon sensorin e lëvizjes.
  • Bluetooth
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri! Kthehuni dhe shikoni pjesën e mësimit që shpjegon sensorin e lëvizjes.

    Q-3: Cili është roli i busullave në Micro:bit? (Zgjidhni një nga përgjigjet më poshtë ).

  • Detekton Dritën
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri! Kthehuni dhe shikoni pjesën e mësimit që shpjegon busullën.
  • . Detekton Temperaturën
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri! Kthehuni dhe shikoni pjesën e mësimit që shpjegon busullën.
  • Detekton fuqinë e fushës Magnetike
  • Ju lumtë! Përgjigja juaj është e saktë. Busulla detekton fushën magnetike të Tokës, e cila na jep mundësinë të përcaktojmë drejtimin në të cilin ndodhet Micro:bit-i.
  • Detekton Lëvizjen
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri! Kthehuni dhe shikoni pjesën e mësimit që shpjegon busullën.

    Q-4: Sa çelësa ka një Micro:bit? (Zgjidhni një nga përgjigjet më poshtë ).

  • 2
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri! Kthehuni dhe shikoni pjesën e mësimit që shpjegon tastierën e Micro:bit-it.
  • 1
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri! Kthehuni dhe shikoni pjesën e mësimit që shpjegon tastierën e Micro:bit-it.
  • 3
  • Ju lumtë! Përgjigja juaj është e saktë. Ekzistojnë dy butona (butona) në pjesën e përparme të Micro:bit-it (shënuar A dhe B), dhe në pjesën e pasme të Micro:bit-it ekziston një buton tjetër që ju lejon të rikonfiguroni programin e ngarkuar
  • 4
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri! Kthehuni dhe shikoni pjesën e mësimit që shpjegon tastierën e Micro:bit-it.

    Q-5: Cili është roli i diodave LED në një Micro:bit?(Zgjidhni një nga përgjigjet më poshtë ).

  • Detekton dritën
  • Ju lumtë! Përgjigja juaj është e saktë. Diodat LED në ekran funksionojnë si një sensor i thjeshtë i dritës që detekton intensitetin e dritës në mjedis.
  • Detekton temperaturën
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri! Kthehuni dhe shikoni pjesën e mësimit që shpjegon detektimin e dritës.
  • Detekton ndryshimin e shpejtësisë
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri! Kthehuni dhe shikoni pjesën e mësimit që shpjegon detektimin e dritës.
  • Detekton fuqinë e fushës magnetike
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri! Kthehuni dhe shikoni pjesën e mësimit që shpjegon detektimin e dritës.